Dita e Pavarësisë, Lavrov uron Ramën: Aktivizimi i kontakteve midis MPJ-ve do kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve

12:16 | 28 Nëntor 2020
Arbresh.info

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov i ka dërguar një telegram urimi kryeministrit Edi Rama me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Në këtë telegram urimi Lavrov shkruan se aktivizimi i kontakteve midis ministrive të punëve të jashtme të vendeve tona do të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare si edhe do t`i shërbejë përforcimit të paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe në mbarë Evropën.

“I nderuar zoti Kryeministër,

Pranoni urimet e mia me rastin e festës kombëtare të Republikës së Shqipërisë, Ditës së Flamurit.

Jam i bindur se aktivizimi i kontakteve midis ministrive të punëve të jashtme të vendeve tona do të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare si edhe do t`i shërbejë përforcimit të paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe në mbarë Evropën.

Ju uroj suksese në punë, ndërsa popullit shqiptar – lumturi dhe prosperitet. Sergej Lavrov”, thuhet në mesazhin e Lavrov të publikuar nga ambasada ruse në Tiranë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme