Google ADS

Basha homazhe te Varrezat e Dëshmorëve dhe në përmendoren e Ismail Qemalit

11:36 | 28 Nëntor 2020
Arbresh.info

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, në përkujtimin e ditës së Pavarësisë dhe Çlirimit të Atdheut.

Basha vuri një kurorë me lule në Monumentin “Nënë Shqipëri”.

“Sot, në Ditën e Pavarësisë dhe Festës së Flamurit, dua t’ju uroj të gjithë qytetarëve dhe bashkëkombësve të mi kudo ku janë, gëzuar festën më madhështore të kombit tonë. Sot kujtojmë me nderim dhe përkulemi me respekt para veprës dhe sakrificës të gjithë bijve dhe bijave të kombit tonë që sakrifikuan gjithçka në altarin e lirisë dhe të pavarësisë kombëtare. Sot është një ditë feste dhe gëzimi, por ajo na gjen ndryshe nga çdo vit tjetër. Shqipëria dhe shqiptarët po përballen me sfidën e tejkalimit të pandemisë, e cila na ka marrë qindra bashkëqytetarë duke lënduar shumë familje, ndërkohë që mijëra të tjerë po vuajnë pasojat shëndetësore dhe shumë më shumë pasojat ekonomike dhe sociale të pandemisë. Në këto kushte, kjo ditë dhe kjo festë është një kujtesë e fuqisë dhe forcës së kombit tonë. Unë jam i bindur në fuqinë dhe forcën e qytetarëve shqiptarë, në fuqinë dhe forcën tuaj për të qenë së bashku dhe për të tejkaluar së bashku pasojat e kësaj krize dhe pandemie dhe për të dalë më të fortë, më të bashkuar e më të vendosur. Jam i bindur se 28 nëntori tjetër do të na gjejë me një Shqipëri më të shëndetshme, më të mirë dhe më afër Evropës. Ju uroj nga zemra gëzuar ditën e Pavarësisë! Gëzuar Ditën e Flamurit”

Kryetari Basha zhvilloi homazhe dhe vendosi kurorë me lule në përmendoren e Ismail Qemalit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, duke nderuar themeluesit e shtetit shqiptar në 28 nëntor 1912.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme