Familja Jashari: Jemi të gatshëm të marrim përgjegjësinë për postin e Presidentit

11:08 | 28 Nëntor 2020
Arbresh.info

Bekim Jashari djali i heroit Hamëz Jashari, në intervistë për Arbresh.info, është shprehur i gatshëm që familja e tij të marrë përgjegjësi shtetërore.

Ani pse subjektet politike shpesh kanë përmendur emra nga kjo familje për President, një propozim i tillë ka mbetur vetëm i përfolur.

“Unë e kam thënë që ne anëtarët e gjallë të familjes Jashari kemi tregu edhe në të kaluarën që jemi të gatshëm mundemi dhe kemi guxim të marrim vendime për vendin. Këtë e kemi obligim nga ata që sollën lirinë. Nëse vjen ai moment do të marrim përgjigjen të gjithë. Për fat të keq deri më tani as një subjekt politik nuk na ka kërkua të flasim për një gjë të tillë për postin e presidentit”, ka thënë Jashari.

Sipas Jasharit, Kosova kurrë nuk ka qenë në gjendje më të keqe politike, dhe se zgjedhjet nuk mund të krijojnë situatë të re.

“Ne kemi kërkuar që spektri politik të jenë të bashkuar pasi Kosova s’ka qenë në krizë më të thellë në të gjitha sferat që nga paslufta. Nuk kemi qenë kurrë ma keq. Kemi nevojë si shtet që spektri politik më tregu unitet. Unë e kam thënë që çështja e zgjedhjeve nuk mendoj që zgjedhjet do na mundësojnë zgjidhjen e kësaj situate që jemi tani. Sa do që vonohen veç e dëmtojnë vendin”.

LEXO EDHE: Qytetarët e Skenderajt e duan Bekim Jasharin në krye të komunës, Murat Jashari i duhuri për President – Arbresh.info

Dy emrat e përfolur për postin e Presidenti, janë Bekim Jashari e Murat Jashari?

Kryetari i Komunës së Skenderajt për këtë nuk ka dashur të japë detaje, veçse ka porositur që partitë politike mos ta përdorin familjen Jashari për nevoja të tyre.

“Absolut që po ne jemi tu e prit një ftes për diskutim por më konsensus të  gjitha partive jo të një pjese po të një pjese jo. Pasi familja Jashari nuk është lodër më luajt dikush paradite e diskutohet mesdite. Kosova ka nevojë dhe në si familje e dëshmorëve janë për mi pas institucionet e forta pasi kemi bë shumë mund për më e gëzua këtë liri e këta sot për inate personale mos më muajt më zgjidh këtë president është e papranueshme.  Pa marr parasysh kush do qoftë familja Jashari është e gatshme dhe mund të sakrifikohet që ky vend më ecë përpara.

“Për fat të keq s’po shohim gjendje të mirë. Partitë s’po kanë unitet mes veti. Ne si familje që nga paslufta duke i njohur liderët e partive politike kemi kërkuar që të kenë unitet mes veti. Pasi ende kemi çështje të hapura më okupatorin serbe kjo është arsye pse ne duhet të ecim shumë të bashkuam”, është shprehur Jashari për Arbresh.info./V.Selimi/

Kjo është intervista e plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme