Rama në Vlorë: Gëzuar për Hashim Thaçin dhe luftëtarët e tjerë të UÇK që nuk ndodhen sot në shtëpi

10:44 | 28 Nëntor 2020
Arbresh.info

Në 108 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, presidenti i vendit, Ilir Meta, kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe kryeministri Edi Rama kanë marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit në Vlorë.

Shefi i qeverisë përmes një prononcimi të shkurtër për mediat ka pasur një urim të veçantë për Hashim Thaçin dhe ish-luftëtarët e tjerë të UÇK.

“Dëshiroj të uroj të gjithë shqiptarët kudo janë këtë ditë të Pavarësisë së Shqipërisë. Njëkohësisht në këtë ditë është edhe dita e lindjes të komandantit legjendar të luftës çlirimtare të Kosovës dëshiroj tju uroj festën e Flamurit dhe Pavarësisë, presidentit Hashim Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij të UÇK-së që sot nuk gjenden në shtëpi”, është shprehur Rama./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme