Mbi 13 mijë raste aktive me koronavirus janë aktualisht në Kosovë dhe klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), janë mbushur me pacientë.
Derisa infektologët paralajmërojnë valë të tretë pas festave të fundvitit, Kosova ende nuk e ka gati “Spitalin për COVID-19”, shkruan portali arbresh.info
Një spital i veçantë për këta pacientë, është i domosdoshëm në këtë kohë kur numrat e të infektuarve po rriten çdo ditë.
Për të gjetur një zgjidhje për këtë, më 20 shtator, ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj, tha se ‘Spitali COVID-19’ me 500 shtretër, do të jetë gati shumë shpejt.
“Po përgatitemi për çdo skenar. Ministria e Shëndetësisë ditëve në vijim do ta bëjë gati ‘Spitalin për COVID-19’, me 500 shtretër në Prishtinë”, kishte shkruar ndër të tjera ministri Zemaj në profilin e tij në Facebook.
Por, ky spital me këta shtretër për të cilët kanë nevojë klinikat në QKUK, ende nuk është gati.
E, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti për arbresh.info tha se, projekti për adaptimin e një hapësire për spital COVID-19 ka pasur tre faza.
Sipas tij, tani është faza e tretë-Inicimi dhe përzgjedhja e kompanisë që do të bëjë kryerjen e punimeve (adaptimit) dhe pajisjet.
“Projekti për adaptimin e një hapësire për spital COVID ka pasur tre faza: Faza e pare-përcaktimi për lokacionin për të cilin është caktuar Klinika e re Emergjente në ndërtim në hapësirat e QKUK-së Faza e dyte-përzgjedhja e kompanisë që do ta bëjë projektimin dhe mbikëqyrjen dhe, faza e trete-Inicimi dhe përzgjedhja e kompanisë që do të bëjë kryerjen e punimeve (adaptimit) dhe pajisjet”, tha ai
Tutje thotë se, deri të adaptohet hapësira, SHSKUK do të rrisë kapacitetet sipas nevojës për të pranuar pacientët me COVID-19.
“Ne ketë faze projekti është në inicimin e procedurave për përzgjedhjen e kompanisë dhe hartimin e termave të referencës rreth projektit. Deri te adaptohet hapësira, SHSKUK do te rris kapacitetet sipas nevojës për të pranuar pacientet me COVID që kanë nevojë për tretman spitalor dhe deri tash, përkundër rritjes së numrit të pacientëve në spitale, çdo pacient që ka pasur nevojë për tretman spitalor anti-covid- 19”, ka thënë ai.
Ndryshe, Kosova po përballet me virusin COVID-19 që nga muaji mars./A.Zeka/arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit