Google ADS

Parashikimi i motit në Shqipëri

08:03 | 28 Nëntor 2020
Arbresh.info

Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare në pjesën e parë të ditës.

Por orët në vijim do të sjellin shtim të vranësirave në vendin tonë, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe lindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C. Era do fryjë e lehtë në toke dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 3 ballë./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme