AAK kundërshton vendimin e Qeverisë, të hënën iu jep pushim nënpunësve të vet

00:30 | 28 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj,  përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se të gjithë nënpunësit e kësaj partie do ta kenë pushim ditën e hënë për shkak të festës së Flamurit.

Me këtë njoftim, Shefi i GP të AAK-së ka kundërshtuar vendimin e Qeverisë ku thuhet se të hënën nuk do të pushojë asnjë institucion shtetëror.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që më 30 nëntor, e hënë, të punohet, me qëllim solidarizim me punëtorët shëndetësorë.

Postimi i plotë:

Të gjithë nëpunësit e Grupit Parlamentar të AAK-së, të hënën e kanë të lirë me rastin e Festës së Flamurit Kombëtar.
Urime! (sic. DautHaradinaj)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme