Rivaldo ka thënë mendimet e tij pas deklaratës nga kandidati për President i Barcelonës, Emili Rousaud, i cili tha se do ta rikthejë Neymarin nëse zgjidhet President.
Barcelona ka provuar dsisa herë për të nënshkruar me brazilianin nga Paris Saint-Germain prej që ai u largua në verën e vitit 2017, por Rivaldo thotë se me këtë gjendje financiare të katalunasve duket se kjo gjë nuk do të ndodh.
“Një n ga kandidatët e Barcelonës tha se do të nënshkruante me Neymar nëse ai fiton, por unë besoj që ai më shumë është duke menduar që të marrë vota para shtypit në një proces elektoral”, tha Rivaldo për Betfair.
“Neymar ka thënë se ai është I lumtur në Paris, Barcelona pritet të këtë disa probleme financiare dhe gjendja e largimit apo jo të Neymar nuk është konfirmuar as nga drejtori i PSG-së apo nga agjenti, kështu që e shoh këtë gjë më shumë një strategji marketingu që të jetë në lajme sesa një mundësi reale”.
Në mesjavë, Barcelona ishte në gjendje të fitonte 4-0 kundër Dinamo Kievit jashtë fushës së vet dhe ishte ky rezultati i parë i lartë për këtë skuadër pa Lionel Messi që u pushua.
“Barcelona mori një fitore të mirë jashtë në Ligën e Kampionëve në Ukrainë, pati paraqitje solide me mungesë të Lionel Messi dhe ky është një lajm i mirë për grupin”, tha ai.
“Skuadra luajti shumë mirë ndeshjen kundër Dinamo Kiev, më mirë sesa atë kur e luajtën në Camp Nou, kështu që për mua ishte një paraqitje pozitive për dy arsye: Messi u pushua pas një lodhje në ndeshje me Kombëtare dhe lojtarët si Antoine Griezmann dhe Martin Braithwaite patën mundësinë ta tregojnë vetveten dhe e treguan”. /GazetaExpress/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...