Filipçe: Të mos pihen antibiotikët në mënyrë të pakontrolluar

21:42 | 27 Nëntor 2020
A. B.

Të mos pihen antibiotikë në mënyrë të pakontrolluar. Ekzistojnë mjaft sasi ilaçesh për trajtimin e pacientëve me Kovid-19. Kjo nuk është sëmundje për të cilën ekziston ilaç i posaçëm, theksoi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai tha se një numër i madh i studimeve klinike janë duke u bërë dhe ende nuk ka trajtim për sëmundjen.

“Bëhet fjalë për kombinim të barnave. Për secilin nga kombinimet duhet të merret parasysh koha e nevojshme dhe treguesi i bazuar në analizat. Nga pasqyra klinike, nga manifestimi dhe nga testet e gjakut në mushkëri, etj. Kjo varet nga ajo se çfarë terapie do t’i përshkruhet pacientit, si në nivelin primar, ashtu edhe në spitale”, tha Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas pranimdorëzimit të donacionit prej 13.500 testeve të shpejta për vendin nga Mbretëria e Norvegjisë, pranë Qendrës mjekësore ushtarake në Shkup.

Ai tha se profesori Nikolla Panovski nga Instituti për mikrobiologji i referoi ata në një rast, në të cilin u përshkruan numër i madh i antibiotikëve dhe u dërgoi atyre dokumente që ata do të shqyrtonin.

“Ne duam të shohim nëse kishte indikacione për këtë dhe se Inspektorati Shtetëror shëndetësor dhe sanitar e bëri atë analizë. Ky është rasti nga rrethina e Strugës. Sot i kërkova profesorit të konsultohet me ekspertët tanë nga Klinika për pulmonologji në lidhje me përshkrimin e antibiotikëve. Besoj se disa nga këto çështje do të ndriçohen”, theksoi Filipçe.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit, ai tha se parashikimet janë shumë të vështira për t’u bërë, sepse po bëhet gjithnjë e më e qartë se virusi është shumë i paparashikueshëm si për nga tiparet epidemiologjike, ashtu edhe për nga manifestimi klinik i sëmundjes.

Ai shtoi se numri i rasteve të sapodiagnostikuara pritet të ulet lehtë në periudhën e ardhshme nëse respektohen masat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme