Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo zbuloi se ai do të bëjë ndryshime në mbrojtje kundër Beneventos, ndërsa shtoi se Cristiano Ronaldo ‘po pushon sepse ishte i lodhur’.
Zonja e Vjetër ka udhëtuar në Benevento përpara takimit të tyre në Ciro Vigorito në Serie A dhe trajneri i Bianconerëve pranoi se ai do të ndryshojë mbrojtjen e tij për t’i dhënë edhe Alex Sandros një frymë.
“Nuk do të jetë e njëjta mbrojtje sepse Alex Sandro ka qenë jashtë për dy muaj. Ai është ende pak i lodhur, por do të vijë me ne në Benevento”, ka thënë fillimisht Pirlo për Juventus TV.
“Ne jemi me fat që Leonardo Bonucci është kthyer dhe stërvitur me grupin, ndërsa Cristiano është duke pushuar sepse ai ishte pak i lodhur pas kaq shumë ndeshjesh dhe ne nuk planifikonim ta sjellim atë në Benevento”.
Aaron Ramsey u kthye nga një dëmtim i muskujve në Ligën e Kampionëve këtë javë dhe luajti shtatë minutat e fundit të fitores 2-1 ndaj Ferencvaros.
“Unë e shoh atë si një mesfushor sulmues, ai më ka befasuar. Ai është një lojtar inteligjent që është gjithmonë i pozicionuar mirë në të gjitha situatat”.
“E shoh atje sepse është shumë i mirë në gjetjen e hapësirave për të luajtur”, pëfundoi trajneri i Juventusit. /Telegrafi/
«Sappiamo che gara ci aspetta e siamo pronti» ?️
Su @JuventusTV Mister @Pirlo_official presenta #BeneventoJuve ➡️ https://t.co/Mbejug7Mh3
Fino al 30.11 sconto del 30% sull’abbonamento annuale con il codice ????????????? ? https://t.co/tOBLrYBn3V pic.twitter.com/UHDQPlGYAA
— JuventusFC (@juventusfc) November 27, 2020
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...