Google ADS

Zaev: Organizatori kryesor i “27 prillit” është Gruevski

19:32 | 27 Nëntor 2020
Arbresh.info

Nuk mendoj se projektuesit dhe organizatorët kryesorë të ngjarjeve në Kuvend më 27 prill 2017 janë Mile Janakieski, Spiro Ristovski, Trajko Veljanovski dhe të tjerët këtu. Me sa di unë, këta njerëz janë manipuluar nga organizatori kryesor, Nikolla Gruevski. Kjo u deklarua sot nga kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur si dëshmitar në pyetjet nga Gjykata në lidhje me seancën konstituive të Kuvendit më 27 prill 2017.

“Besoj se të gjithë dëshirojnë që të mos përsëritet më dhe besoj se një nga garancitë për këtë është procedimi i tillë gjyqësor. Si viktimë e asaj ngjarjeje, mendoj se unë isha shënjestra e parë e një grupi me synim të marrë jetë. Unë nuk mendoj se projektuesit dhe organizatorët kryesorë janë Mile Janakieski, Spiro Ristovski, Trajko Veljanovski dhe të tjerët këtu”, tha Zaev.

Ai shtoi se sipas njohurive të tij, këta njerëz janë manipuluar nga organizatori kryesor, Nikolla Gruevski. “Nuk mendoj se ata janë projektuesit dhe organizatorët e asaj ngjarjeje. Mendoj se janë manipuluar nga Nikolla Gruevski. Këtë e them sepse kam qenë çdo ditë në Kuvend dhe e di se çfarë ka ndodhur dhe nuk besoj se një veprim kaq i vështirë është i saktë”, tha Zaev.

Në fillim të seancës së sotme, Zaev tha se nuk mund të komentonte për zhvillimin e seancës konstituive më 27 prill 2017. “Çfarë ishte ndryshe atë ditë ishte dhënia e fjalës deputetëve në fund të tribunës ose mos ndërprerja e tyre jashtë Rregullores së punës disa minuta para përfundimit të seancës”, tha kryeministri Zaev duke u përgjigjur si dëshmitar në pyetje nga Gjykata në lidhje me seancën konstituive të Kuvendit më 27 prill 2017.

I pyetur nëse seanca konstituive përfundoi atë ditë, Zaev tha “po”, pika për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, përfundoi në seancën më 27 prill. Zaevi i cili u thirr si dëshmitar i mbrojtjes, kur u pyet nga mbrojtësi i të pandehurit Trajko Veljanovski, tha se ai ishte i pranishëm në vazhdimin e seancës konstituive më 17 prill 2017 në Kuvend.

I pyetur nëse Trajko Veljanovski i bëri thirrje ndonjë deputetit të heqë dorë nga e drejta për të folur, Zaev tha se nuk i kujtohet se kishte thirrje për ndonjë deputet për të hequr dorë nga e drejta për të folur. I pyetur nëse ai personalisht nënshkroi kërkesë për vazhdimin e seancës konstituive, Zaev tha se nuk e mban mend saktësisht, por që është e mundur.

“Është logjike që si kryetar i shumicës parlamentare në atë pjesë kam kërkuar së bashku me kolegë të tjerë, të vazhdojë seanca deri në përfundim të saj”, tha Zaev. Në seancën e sotme duhet të dëshmojë edhe deputeti Afrim Gashi. Rasti gjendet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësi Ilija Tërpkov, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Villma Ruskovska.

Të akuzuar në këtë rast janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe Arsimit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski. Ata akuzohen se kanë kryer vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”./infoshqip

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme