Nga e diela rënie temperaturash e me mundësi shiu e bore

19:06 | 27 Nëntor 2020
Arbresh.info

Moti nga dita e diel e fundjavës pritet të pësojë ndryshime.

Sipas Prishtina Weather do të bëhet më ftohtë dhe do të ketë rënie temperaturash, shkruan portali arbresh.info

Gjithashtu ka mundësi për reshje shiu e bore.

27.11.2020 – Situatës të motit të pandryshuar që po mbanë për disa ditës, në fundjavë pritet t’i vije fundit, kur nga Mesdheu afrimi i një cikloni sjell vranësira, e ndërkohë një front i ftohtë me masa të ftohta ajrore do të depërtojë mbi vend ditën e diel, që mund të sjell kushte edhe për reshje të dobëta shiu dhe fjolla bore.
Në fillim të javës më pas parashihet mot më i ftohtë, me vranësira, e ditën e martë me intervale më të gjata me diell. Në pjesën e dytë të javës depërtime të cikloneve nga Atlantiku veriore edhe përgjatë rajonit sjellin kushte për reshje të dobëta shiu.
Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, e ditën e hënë kur parashihet të ketë qarkullim më të mjaftueshëm ajror, indeksi do të zbres në vlera të mjaftueshme edhe të mira.

28.11 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë dhe me ngricë, përgjatë ultësirave mjegull ose vranësira të ulëta. Në mbrëmje vranësirat do të shtohen.

29.11 – Kryesisht vranët. Pasdite dhe në mbrëmje reshje të dobëta lokale shiu, që më vonë mund të përzien edhe me fjolla bore. Në vise malore reshje bore.

30.11 – Mot i ftohtë. Paradite me vransira, ditën edhe intervale me diell. Në mbrëmje kthjellime.

1.12 – Ftohtë, kryesisht me diell.

2.12 – Ftohtë, kryesisht me vransira, pasdite dhe në mbrëmje me mundësi për reshje të dobëta bore përreth viseve malore në perëndim të vendit.
Temperaturat minimale do të luhaten nga -6C deri -2C, e maksimalet në rënie nga 10C, të shtunën në 5C të dielën, deri në 1C të martën.

Nga dita e diel, do të fryj erë mesatare kryesisht nga verilindja 4-10m/s.

Shtypja atmosferike zbret afër vlerave normale, më pas sërish në rritje./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme