Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar sot me kandidatin për kryetar të komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari.
Këtë e ka bërë të ditur Mustafa përmes një postimi në Facebook, transmeton arbresh.info
“Takova sot kandidatin për Kryetar të Komunës së Podujevës, z. Nexhmi Rudari, qytetarë dhe veprimtarë tanë atje. Podujeva ka treguar gjithherë besim për LDK-në , kurse LDK u ka qëndruar besnike qytetarëve të Llapit dhe të Kosovës”.
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Të nderuar miq,
Takova sot kandidatin për Kryetar të Komunës së Podujevës, z. Nexhmi Rudari, qytetarë dhe veprimtarë tanë atje.
Podujeva ka treguar gjithëherë besim për LDK-në , kurse LDK u ka qëndruar besnike qytetarëve të Llapit dhe të Kosovës.
Llapjanët kanë ditur çdoherë të dallojnë ata që punojnë nga ata që bëjnë zhurmë. Zhurmat dhe tollovitë; dhuna dhe mentaliteti arkaik nuk janë veçori e familjeve, e grave, burrave, të rinjëve dhe të rejave të Llapit. Sjelljet dhe mentaliteti i tillë që demonstron LVV dhe kandidati i tyre për kryekomunar nuk na shërbejnë për të mirë, janë degraduese dhe na këthejnë mbrapa.
Ata që ndërrojnë qëndrime, që kërkojnë azil te kundërshtarët politik, që i kontribuojnë izolimit të qytetarëve tanë, nuk meritojnë besim. Të tillët, ta shkatërrojnë shtetin, komunën dhe ekonominë.
Kosovës i nevojiten njerëz të mençur, të urtë, punëtorë dhe të respektueshëm, si Nexhmi Rudari!
Ju ftoj për një fitore të radhës së LDK-së! IM
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën