Aprovohet kërkesa e KQZ-së, dy orë shtesë për lëvizje të lirë në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut

18:31 | 27 Nëntor 2020
Arditë Shkodra

Kërkesa e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të zgjatet orari i lëvizjes në komunën e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut është aprovuar.

Të dyja këto komuna aktualisht janë në zonën ë kuqë dhe masat kufizues të lëvizjes fillojnë nga ora 19:00.

Lajmin e ka konfirmuar në një prononcim për arbresh.info zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Elezi thotë se KQZ ka kërkuar zgjatjen e orarit të lëvizjes për të paktën edhe dy orë të tjera për votuesit, kurse për stafin zgjedhor dhe vëzhguesit aq sa do të jetë e nevojshme.

“Është aprovuar kërkesa e KQZ-së që të zgjatet orari i lëvizjes në komunën e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut, të cilat aktualisht janë në zonën e kuqe dhe masat kufizuese të lëvizjes fillojnë në orën 19:00.  KQZ-ja ka kërkuar zgjatjen e orarit të lëvizjes edhe për të paktën dy orë të tjera për votuesit, ndërsa për aq sa do të jetë e nevojshme për stafin zgjedhor dhe vëzhguesit”, ka thënë Elezi për arbresh.info

Kujtojmë që të dielën më 29 nëntor, do të mbahen zgjedhjet e parakohshme në dy komunat e Kosovës, Podujevë dhe Mitrovicë e Veriut./arbresh.info/

Të ngjashme