Maqedonia e Veriut javën e kaluar ka regjistruar pikun e të infektuarve me koronavirusin, në këtë valë të dytë që ka shpërthyer në të gjithë botën.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjendja në vend ka nisur të stabilizohet. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se piku është arritur më 17 nëntor kur janë regjistruar 1.407 raste me koronavirus, apo 41.2 për qind të infektuar, nga numri i përgjithshëm i testeve të bëra.
“Që atëherë kemi një nivel të qëndrueshëm, pra kemi një numër thuajse të njejtë të të infektuarve në bazë ditore. Madje ka një rënie të lehtë që mund të mos vërehet, por sistemi shëndetësor dhe personeli mjekësor e ndiejnë atë”, ka deklaruar ministri Filipçe.
Ai bëri të ditur edhe për uljen fuqisë së transmetimit të infektimit nga një njeri tek tjetri. Nëse më parë një i infektuar mund të përçonte virusin deri tek 1.5 persona, tani kjo shifër është ulur nën një person.
“Fatkeqësisht, numri i vdekjeve është rritur. Javën e kaluar ajo u rrit me 45% krahasuar me një javë më parë. Numri mesatar i pacientëve të shtruar në spital në dy javët e fundit është rreth 1,280. Por, gjithashtu inkurajojnë shifrat e larta të personave të shëruar, që thuajse janë të njëjta me numrin e të infektuarve”, ka theksuar ministri i Shëndetësisë.
Më tij ministri Filipçe tha se institucionet për momentin nuk po mendojnë për shtrëngim të masave, apo aplikimin orës policore meqë siç tha, masat që janë në fuqi pritet që të japin edhe më shumë efekte në ditët në vijim./kohajone
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...