Diego Armando Maradonës të premten i është dhënë lamtumira e fundit.
Legjenda, që do të kujtohet gjithë jetën për atë se çfarë i ka dhënë futbollit dhe se çfarë ka bërë në fushë, shpesh është pyetur për debatin se kush është më i miri, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo.
Në intervistën e fundit në publik lidhur me Leon dhe CR7, Maradona kishte dhënë një përgjigje gjeniale, duke i lartësuar që të dy që për më shumë se një dekadë, kanë fituar shumë e shumë gjëra dhe sot, vazhdojnë të jenë atje, duke luftuar sërish për trofe, si ekipore ashtu edhe individuale.
“Preferoj Messin më shumë se Cristiano Ronaldo, por e pranoj se ky i fundit është bishë”, ksihte thënë Maradona. “Do të kisha dashur që ai të ishte argjentinas. Ai është i jashtëzakonshëm. Ai më kujton Gabriel Batistutan. Sa herë që e prekte topin, ishte gol”.
Për Ronaldom, ai gjithashtu kishte thënë: “Nga ata lojtarë që kam parë, më të mirët në histori janë Alfredo Di Stefano, Johan Cruyff, Messi – Cristiano Ronaldo mund të jetë atje gjithashtu”.
Natyrisht, ai kishte folur me fjalë të ëmbla për bashkëkombësin e tij që shpesh e kanë kritikuar se te Argjentina, nuk po bën atë që kishte bërë Maradona, të triumfojë në Kupën e Botës.
“Nuk mbaj mend ta kem parë Lionel Messin duke luajtur keq”, kishte shtuar ai.
“Ka lojtarë që janë prekur nga një shkop magjik. Ne argjentinasit jemi krenarë që Lionel Messi është argjentinas.
“Tjetri është një bishë. Ronaldo është fuqi e pastër, dhe tani ai është gjithashtu një magjistar. Kur ai thotë se do të shënojë tre gola, ai shënon dhe e bëri këtë”. /Gazeta Express/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?