Google ADS

Kuvendi transmetoi aktivitetin e PDK-së, Osmani e quan shkelje

16:19 | 27 Nëntor 2020
Arbresh.info

Gjatë ditës së sotme Kuvendi i Kosovës ka transmetuar në faqen e tij në Facebook aktivitetin partiak të Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë.

Lidhur me këtë lëshim ka reaguar kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani e cila e ka quajtur shkelje dhe kërkon përgjegjësi, shkruan portali arbresh.info

“Sapo jam njoftuar se uebfaqja zyrtare e Kuvendit te Republikës së Kosovës në Facebook ka transmetuar aktivitetin partiak të Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë. Kjo përbën shkelje të autorizimeve zyrtare të personave përgjegjës që mirëmbajnë faqen zyrtare të Kuvendit në Facebook”, thuhet në reagimin e Osmanit.

Tutje kryekuvendarja ka kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm që të merren masa urgjente ndaj personit që e ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

“Kam kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit që të ndërmerren masa urgjente ndaj kujtdo që ka keqpërdorur autorizimet zyrtare dhe kanë dëmtuar rëndë imazhin e institucioni të Kuvendit”, shkruan ajo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme