Google ADS

Pogradec, shpërndahen lejet e legalizimeve

16:09 | 27 Nëntor 2020
Arditë Shkodra

Ministri i shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Kadastrës kanë shpërndarë ditën e sotme lejet e legalizimeve për qytetarët në Pogradec.

Shalsi tha se është një ditë e shumëpritur dhe se procesi ka qenë i vështirë për shkak të gjendjes së trashëguar nga qeveritë e mëparshme që e kanë komplikuar procesin.

Eduard Shalsi: Ditë e shumëpritur për cilindo nga banorët e zonës. Ka qenë një proces tejet i vështirë, që fatkeqësisht duhet thënë që qeveritë e mëparshme përveç se i kanë komplikuar nuk i kanë zgjidhur. Ajo gjendje që trashëguam, ai kaos dokumentacioni, amulli ligjesh e bënë të pamundur që ne të realizonin të gjitha legalizimet brenda një ore siç e kishim menduar. Ja ku jemi sot dje nesër ku procesi po ecën me ritme te jashtëzakonshme. Sot ju jeni pjesë e një vizioni të ri që bashkoi legalizimet me kadastrën. Tashmë kemi një harmonizim si asnjëherë më parë të përpjekjeve të qeverisë qendrore me pushtenin vendor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme