Opozita maqedonase paralajmëron mocion mosbesimi ndaj Qeverisë.
Pas intervistës së kryeministrit Zaev për median bullgare, VMRO DPMNE-ja është e prerë se Zaev e ka dëmtuar pozicionin e Shkupit në bisedimet me Sofjen dhe për këtë duhet të mbajë përgjegjësi.
“Kjo që e bën nënkupton shkatërrim të tërësishëm të pozicioneve të Maqedonisë në bazë afatgjate, të cilitdo pozicion kombëtar të Maqedonisë në të ardhmen. Prandaj një ditë më parë, një orë më parë duhet të jep dorëheqje dhe të ikë. Pas mbarimit të 100 ditëve të para që nga formimi i Qeverisë do ta ngremë në Kuvend mocion të mos besimit të Qeverisë dhe presim që së paku 61 deputetë të votojnë mosbesimin e Qeverisë Zaev”-tha Aleksandar Nikollovski, VMRO DPMNE.
Ndërkohë zv/kryeministri, Dimitrov thotë se po vazhdojnë përpjekjet dypalëshe për gjetjen e një për zgjidhjeje.
“Këto ditë punojmë, kemi kanale të hapura që të gjejmë zgjidhje. Megjithatë zgjidhja nuk mund ta prekë të drejtën tonë të vetë-përcaktimit. Identiteti maqedonas është rezultat i një procesi historik, nuk guxojmë ta bisedojmë e as ta negociojmë”-pohoi Nikolla Dimitrov, Zv/Kryeministër për Çështje Evropiane.
Por Presidenti, Pendarovski thotë se edhe po të arrihet kompromis, nuk përjashtohet mundësia që gjatë negociatave Sofja t’i bëjë obstruksione Shkupit.
“Mundësitë për gjetje të zgjidhjes janë minimale, ndonëse ekzistojnë. Pasi ka përpjekje që çështjet e identitetit të vendosen në tavolinën e negociatave, ndërsa për këtë askush askund në botë as nuk ka negociuar e as që do të negociojë…Pra, nëse e nënshkruani një marrëveshje pa vullnet, gjithmonë do të gjeni arsye për të mos e respektuar, ndërsa kompleksiteti i procesit të integrimeve evropiane jep mundësi të mjaftueshme procedurale për këso obstruksionesh”-pohoi Stevo Pendarovski, President.
Derisa Pendarovski vlerëson se mos-fillimi i negociatave do të reflektohej negativisht në reformat që vendi duhet t’i bëjë, Dimitrov është i prerë se çfarëdo që të ndodhë, vendi do të vazhdojë me procesin e evropianizimit, në mënyrë që të jetë gati për negociata, kur rrethanat të ndryshojnë. Ministri i brendshëm, Spasovski thotë se po merren masa ndaj gjuhës së urrejtjes në rrjete sociale, që qytetarët po shprehin së fundmi ndaj Bullgarisë shkaku i vetos./alsat
Dogana e Kosovës me rekord, mbi 1.5 miliardë euro të hyra
Zonja Meri ka një shpjegim epik pse Trumpi do ta mposhtë Har...
Atilla i flet për raportin me Drenushën dhe qëllimin në shtë...
Sonte beteja e golashënuesve ndërmjet Gyokeres dhe Haaland
Alonso rikthehet në “Anfield”, por tashmë si kundërshtar i “...
Zhegrova kërkon të vazhdoj magjinë në Champions League