Mbyllja e kafeneve,restoranteve dhe lokaleve tjera pas orës 21 ka bërë të shtohet frekuentimi i rinisë nëpër objekteve të lojërave të fatit.
Kështu thonë nga Lëvizja Anti-bixhoz prej nga nënvizojnë se këta objekte duhet që të mbyllen. Sipas kësaj lëvizje, mbyllja e lokaleve në orën 21 ka sjellur kontra efekt, pasi të rinjtë tashmë në pamundësi për të qëndruar në kafene apo restorante, shkojnë në bastore apo kazino, të cilët punojnë pas orës 21.
“Ne si Lëvizje Anti-bixhoz reagojmë ashpër ku Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbyllë vendet për frekuentimin e rinisë,siç janë restorantet dhe kafenetë, në anën tjetër lejon punën e kazinove dhe objekteve tjera të lojërave të fatit”, thonë nga Lëvizja Anti-bixhoz.
Sipas tyre, kohëve të fundit dukshëm është shtuar prania e rinisë në këto lokale ngase pas orës 21, vetëm kazinotë punojnë. Ata më tej pohojnë se ka metoda dhe mënyra të ndryshme që të joshet rinia për të qëndruar në këto lokale të lojërave të fatit. “Është shtuar frekuentimi në këto objekte sidomos në kazino dhe bastore, sepse ne kemi të dhëna se rinia pas orës 21, shërbehen pije dhe kafe pa pagesë për të joshur ata”, nënvizojnë nga kjo Lëvizje. Mos mbyllja e objekteve të lojërave të fatit ka bërë që kjo lëvizje të potencojë edhe faktin se kazinotë mund të jenë burim i përhapjes së virusit.
“Duhet që institucionet apo organet e rendit të dalin në vendngjarje dhe të konstatojnë gjendjen faktike, sepse edhe në këto vende mund të përhapet virusi pasi grumbullohen shumë të rinj”, pohojnë nga Lëvizja Anti-bixhoz. Një kohë të gjatë, theksojnë nga Lëvizja Anti Bixhoz, po kërkohet që këto lokale të mbyllen tërësisht në brendi të vendbanimeve dhe të zhvendosen nëpër periferi, kryesisht larg objekteve shkollore dhe shtëpive.
Kërkesa e kësaj Lëvizje një kohë të gjatë has në vesh të shurdhër, kurse ende nuk dihet se kur ligji i ri për lojërat e fatit do të miratohet në Parlament. Zotimet e deritanishme të të gjitha partive kanë qenë se do të pranohen kërkesat e kësaj lëvizje./Koha.mk
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...