Presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron, u takua me Ministrin e Brendshëm, Gérald Darmanin, për të vendosur pikat mbi “i”, lidhur me një rast tjetër të dhunës policore, atë të rrahjes së një producenti muzikor me ngjyrë, në studion e tij të regjistrimit në Paris. Sipas një burimi të afërt me kreun e shtetit, të cituar nga mediat franceze, mësohet se Macron ishte “shumë i tronditur” nga pamjet e tre policëve që sulmojnë viktimën.
Autoritetet franceze kanë pezulluar tre oficerë policie, pasi ata u panë në video duke rrahur një producent të muzikës në Paris. Ministri i Brendshëm Darmian deklaroi se policët e pezulluar do të përjashtohen nga shërbimet, sapo faktet të vërtetohen.
Incidenti që ndodhi, të shtunën, ka nxitur një protestë të re mbi sjelljen e forcave franceze të sigurisë.
Të hënën, policia u akuzua për përdorimin e forcës së panevojshme, ndërsa shkatërroi një kamp të improvizuar të emigrantëve në Paris.
Incidentet vijnë ndërsa qeveria përpiqet të sjellë ligje që ndalojnë transmetimin e fytyrave të oficerëve të policisë.
Kritikët e legjislacionit thonë se pa imazhe të tilla, asnjë nga incidentet e ndodhura gjatë javës së kaluar nuk do të kishte dalë në dritë.
Të enjten, ylli francez i futbollit Kylian Mbappe, u bashkua me shokët e ekipit kombëtar, duke dënuar incidentin e fundit.
“Video e padurueshme, dhunë e papranueshme. Thuaj jo racizmit!”, shkroi ai në Twitter pranë një fotoje të fytyrës së përgjakur të producentit të quajtur Michael.
Video e kamerave të sigurisë u botua, të enjten, në faqen online të Loopsider, që tregon tre oficerë që shkelmojnë, grushtojnë dhe përdorin shkopinjtë mbi producentin, pasi ai hyri në studion e tij. Loopsider tha se ai ishte ndaluar fillimisht për mosmbajtjen e maskës, ndërsa Michel e konsideroi rrahjen një abuzim racist.
Merci à ceux qui ont partagé et rendu visible l’histoire de Michel. Nous lui souhaitons un prompt rétablissement. https://t.co/MdySKCIpQp
— Loopsider (@Loopsidernews) November 26, 2020
Ai u ndalua dhe u akuzua për dhunë dhe rezistencë, por prokurorët hodhën poshtë akuzat dhe hapën një hetim kundër oficerëve.
Ndërsa mbërriti në selinë e policisë, së bashku me avokatin e tij, për të bërë një ankesë, Michel u tha gazetarëve: “Njerëzit të cilët duhet të më mbronin më sulmuan mua. Unë nuk bëra asgjë për ta merituar këtë. Unë thjesht dua që këta tre njerëz të dënohen sipas ligji”.
Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo, tha se ajo ishte tronditur thellë nga akti i patolerueshëm.
Ministri i Brendshëm, Gérald Darmanin, i tha se ai do të bënte presion për shkarkimin e oficerëve, duke thënë se ata kishin “ndotur uniformën e Republikës”.
Në fillim të kësaj jave, z. Darmanin urdhëroi policinë të siguronte një raport të plotë, pasi shkatërruan me dhunë një kamp të improvizuar të emigrantëve në kryeqytet, duke u përplasur me emigrantët dhe aktivistët.
Ai shkroi në Twitter se disa nga skenat ishin “tronditëse”.
Ndërkohë, qeveria franceze po përparon me projektligjin e diskutueshëm të sigurisë, për të cilin kundërshtarët thonë se mund të minojë aftësinë e medias për të kontrolluar sjelljen e policisë./A2/
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion