Google ADS

Quni premton: Forcë me standarde të larta, pjesëmarrëse në operacione paqeruajtëse

12:50 | 27 Nëntor 2020
arbresh.info

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Anton Quni, thotë se Forca shumë shpejtë do të jetë e gatshme për pjesëmarrje në operacione paqeruajtëse.

“Kontributi i partnerëve tanë mbetet jetik në zhvillimin si forcë me standardet më të larta të natës e ndërvepruese edhe e gatshme për pjesëmarrje në operaci0onet shumëkombëshe paqeruajtëse”, shprehet Quni, raporton arbresh.info.

Ai shprehë përkushtimin se do të vazhdojnë përpjekjet në maksimum misionin si një forcë profesionale moderne llogaridhënëse dhe me integritet të lartë.

“Me zotimin e të gjitha instancave kam besim të plotë se FSK do të jetë model i suksesit për këtë gjeneratë dhe histori suksesi për gjeneratat e ardhshme. Ky është nderimi më i madh për ata që kontribuuan për ta sjellur forcën këtu ku është”, deklaron Quni.

Këto komente ai i ka bërë gjatë ceremonisë së shënimit të Ditës së Forcës – FSK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme