Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Gjermani ka kaluar shifrën 1 milionë pas raportimit të 22,806 rasteve dhe 426 viktimave të reja.
Kryeministri i Belgjikës do të mbaj një mbledhje me ekspertët shëndetësor në ora 12:00 ku do vendoset për hapjen apo jo të bizneseve joesenciale të cilat janë mbyllur që nga 2 nëntori.
Të dhënat e fundit nga sistemi shëndetësor në Suedi tregojnë se 73% e viktimave janë të moshuar në shtëpi kujdesi.
Italia ka regjistruar 822 viktima brenda 24 orëve, mirëpo numri i pacientëve të infektuar në kujdesin intensiv është duke rënë. Virologu italian Andrea Crisanti ka thënë se shkalla e infektimit në Itali e ka kaluar kulmin e saj dhe numri i rritur i viktimave pasqyron numrin e personave të infektuar javë më parë, transmeton arbresh.info
Franca do të lejojë që njerëzit të mund të skijojnë që nga dita e nesërme, përderisa nuk ka tubime njerëzish kurse teleferikët janë mbyllur, shkruan The Guardian./arbresh.info/
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur