Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se sot fillon faza e fundit e prokurimit për ndërtimin e tri shkollave të reja.
“Nesër fillon faza e dytë dhe e fundit e prokurimit për ndërtimin e tri shkollave (edhe një shtohet pas vlerësimit të rrezatimit) të reja. 6 kompani janë parakualifikuar dhe do ti dorëzojnë ofertat deri me 27 janar. Konferenca e para ofertimit mbahet me 15 dhjetor”.
Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këto shkolla janë të ndryshme nga krejt shkollat tjera në planifikimin e hapësirës.
“Këto shkolla janë të ndryshme nga krejt shkollat tjera në planifikimin e hapësirës. Do të ndërtohen nl Mat, Sofali dhe Veternik. E katërta në Arbëri te Komuna e re do të ndërtohet pasi të bëhet vlerësimi i rrezatimit nga bombardimet e rezervoareve të benzinës. Hera e parë në Kosovë që shkollat me sistemin PFI të bashkëpunimit të sektorit publik dhe privat në financim”.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë