Parlamenti Evropian vlerëson Lladrovcin për bashkëpunim në arsim.
Faqja zyrtare e Parlamentit Evropian, Parlement europeen, @PEStrasbourg, në tëitter, ka vlerësuar lart bashkëpunimin në lëmin e arsimit, në mes të komunës së Drenasit dhe landit Baden-Würtemberg.
Në rrjetin social twitter, në veçanti shprehet falënderim për kryetarin e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili mbajti edhe një fjalë rasti, në takimin online.
Lladrovci në rrjetin social fb. ka shkruar se “jam mirënjohës për këtë theksim të bashkëpunimit nga ana e Parlamentit Evropian për nxënësit e shkollave tona me shkollat e Baden-Ëürtembergut.”
Ja postimi i plotë i kryetarit Lladrovci:
Faleminderit Baden-Ëürtemberg, faleminderit Gjermani, faleminderit Parlament Evropian
Lajm i mirë dhe vlerësim nga Strasburgu, nga Parlamenti Evropian, për kontributin e nxënësve tanë, për pjesëmarrjen e nxënësve të komunës së Drenasit me nxënësit e Baden-Würtembergut.
Kjo e arritur e nxënësve tanë, në faqen e Parlamentit Evropian, me rrjetin social tëitter, shprehet falënderim për bashkëpunimin e komunës dhe fjalë modeste imja me këtë rast, me partnerët tanë.
Komuna e Drenasit do të vazhdoj bashkëpunimin me shkollat e Baden-Würtemberg, për të sjell përvojat më të mira të arsimit, të arriturat si dhe njohjen me nivelin e nxënësve tanë, krahas moshatarëve të vet në Gjermani.
Jam mirënjohës për këtë theksim të bashkëpunimit nga ana e Parlamentit Evropian për nxënësit e shkollave tona me shkollat e Baden-Ëürtembergut.
Faleminderit Baden-Ëürtemberg, faleminderit Gjermani, faleminderit Parlament Evropian!
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë