Google ADS

Rosela Gjylbegu flet për humbjen e saj më të madhe në jetë

23:19 | 26 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Rosela Gjylbegu ka folur për humbjen më të madhe që ka patur në jetë, atë të babait të saj që e tronditi para disa viteve. Gjylbegu tha se dhimbja për humbjen e një personi të shtrenjtë nuk kalon kurrë, thjesht mësohet me mungesën.

Këngëtarja shtoi më tej se i kërkon vdekjes që t’i qëndrojë larg sepse nuk mund që të përballojë edhe një tjetër dhimbje të madhe, sepse e ka përjetuar tashmë.

“Nuk kalon dhimbja, thjesht jeton dhe mësohesh me mungesën. Nuk ka asnjë ditë pa të cilën unë nuk e mendoj tim atë. Shpesh herë them po sikur të ishte babi ç’a do më thoshte. Vdekjes do t’i thoja më rri larg, më rri shumë larg se e kam përjetuar një dhimbje të madhe kështu që kam nevojë të jetoj dhe ka kohë për atë”, tha Gjylbegu për abc news.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme