Google ADS

Liga e Evropës, fitojnë Roma dhe Napoli

23:10 | 26 Nëntor 2020
Arditë Shkodra

Roma dhe Napoli kanë shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjet e xhiros së katërt të fazës së grupeve në Ligën e Evropës.

Roma në udhëtim ka arritur të mposht 0:2 Cluj.

Një autogol i Gabriel Debeljuh në minutën e 49’ dhe një gol i Jordan Veretout në minutën e 67’, i sollën fitoren Romës.

Në ndeshjen tjetër, Napoli me rezultat të njëjtë ka mposhtur Rijekan, 2:0.

Armando Anastasio me një autogol dhe Hirving Lozano me një gol, i sollën tre pikët Napolit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme