Google ADS

Vetëvendosja nesër nuk do ta lejojë Driton Selmanajn të hyjë në Parlament

21:47 | 26 Nëntor 2020
L G

Se me çfarë “metode të saktë” do ta pengojnë zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj që të marrë pjesë në seancë plenare në Vetëvendosje nuk tregojnë.

Por, nga e premtja, partia më e madhe opozitare po paralajmëron bllokim të mbajtjes së secilës seancë plenare parlamentare ku do jetë prezent numri dy i Qeverisë.

Deputeti nga Vetëvendosje, Dimal Basha, tha se të premten paraprakisht do të mblidhet grupi parlamentar i cili do të vendosë edhe për metodat e pengimit të Selmanajt.

Deri te kjo situatë erdhi pas pretendimeve të Lëvizjes Vetëvendosje se Driton Selmanaj në komisionin përkatës parlamentar tha se tema e të pagjeturve është e ezauruar, kurse në një intervistë deklaroi se “jemi lodhur me këtë temë”.

Vetë zëvendëskryeministri ka shkruar se deklaratat e tij janë keqinterpretuar e manipuluar për, siç i quan, Selmanaj poena të ulët politikë./KlanKosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme