Google ADS

Ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, por kreu i Malishevës mposhtë koronavirusin

17:08 | 26 Nëntor 2020
L G

Është shëruar nga koronavirusi kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Lajmin për shërimin e tij e ka bërë të ditur komuna e Malishevës, e cila bën të ditur se Begaj ndonëse është duke trajtuar ende në Klinikën Infektive në QKUK, në testin e fundit për covid-19, ka rezultuar negativ,

“Kjo është konfirmuar nga familjarët e kryetarit, të cilët janë informuar për rezultatin e testit të fundit. Gjendja shëndetësore e kryetarit Begaj, ditëve të fundit është më e mirë dhe dita ditës është duke u përmirësuar”, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës.

Kujtojmë se Komuna e Malishevës ishte ndër komunat e para në Kosovë që kishte numrin më të madh të personave të infektuar me coronavirus, por tashmë situata në këtë komunë është stabilizuar./arbresh.info/

Të ngjashme