Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi do të jetë të paktën dy javë jashtë fushës shkaku i lëndimit gjatë ndeshjes që Lazio e fitoi të martën ndaj Zenitit në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Kështu ka raportuar të enjten “La Lazio Siamo Noi”.
Muriqi u inkuadrua në fushë në minutën e 80-të dhe pati disa duele me mbrojtësit e Zenitit. Ai do t’i mungoj Lazios në ndeshjen kundër Udineses, Borussia Dortmundit dhe Spezias. Muriqin e kanë përcjellë probleme që kur iu bashkua Lazios nga Fenerbahçe. Ai fillimisht mungoi shkaku i infektimit me koronavirusit, derisa më vonë shkaku i problemeve muskulore humbi dy ndeshjet e para të këtij edicioni në Itali.
Sulmuesi 26-vjeçar nga Prizreni ka luajtur katër ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe katër në Serie A. Por, në asnjërën prej tetë ndeshjeve nuk ka shënuar e as nuk ka asistuar. Te Lazio u transferua në shtator të këtij viti nga skuadra e Fenerbahçes, derisa ka kontratë deri në verën e vitit 2025./Koha.net/
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...