“Diplomacia” LDK-AAK

12:56 | 26 Nëntor 2020
Arbresh.info

Emërimi i diplomatëve po shpërfaqë mos koordinimin e institucioneve shtetërore.

Pos institucioneve po del se telash kanë edhe brenda koalicionit qeverisë LDK-AAK, kjo pasi ju mungon komunikim si partnerë të qeverisë raporton Arbresh.info.

Ministra e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Kryeministria duket se nuk kanë komunikim të mirë dhe se vendimet po i marrin pa konsultime qoftë si partner të koalicionit ose si institucione.

Meliza Haradianj-Stublla i ka emëruan katër konsuj vetëm më koordinim të ish ‘presidentit Hashim Thaçi dhe pa dijen e kryeministrit Avdullah Hoti, kështu të paktën ka deklarua Hoti.

Ani pse nga kabineti i shef së diplomacisë për arbresh.info kanë thënë se të gjitha emërimet janë bërë në koordinim plotë me kryeministrin.

Ministres i erdhen porosi edhe nga partia e saj.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj i ka bërë thirrje ministres së Punëve të jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, publikimin e emrave të të gjithë pjesëtarëve të Shërbimit Diplomatik të Kosovës, shkruan Arbresh.info.

Haradinaj kërkoi nga ministrja e MPJD-së, publikimin e emrave të tyre dhe lidhjet familjare dhe partiake.

“I bëj thirrje Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që t’i bëjë publik emrat e të gjithë pjesëtarëve të Shërbimit Diplomatik të Kosovës dhe lidhjet e tyre familjare dhe partiake”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Por nuk kaloi shumë dhe katër këto pozita mbetën thatë, kjo pasi Vjosa Osmani si u.d.Preisentit i shkarkoi.

Sot gjatë ditës për këtë ka reaguar edhe vet kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, që i doli në mbështetje shefit të qeverisë, Avdullah Hotit.

Një nga konsujt e shkarkuar nuk e njeh vendimin e Vjosa Osmanit

Mustafa e kritikon ministren Haradinaj: S’u koordinua me Hotin për konsujt, e emëroi edhe ish-këshilltarin e Veselit

Emrat e katër konsujve të cilëve Osmani iu shfuqizoi dekretet

Të ngjashme