Google ADS

Gjorgiev: Çështjet historike të mos përdoren si mjet politik

12:40 | 26 Nëntor 2020
Arbresh.info

Dragi Gjorgiev, kryetar i ekipit maqedonas në Komisionin e përbashkët maqedono-bullgar për çështje historike dhe arsimore, thotë se qasja që çështjet historike të përdoren si mjet politik është e gabuar.

Në një deklaratë për Deutsche Welle, ai thotë se politika duhet të jep hapësira për komisionin, e jo të jetë e kundërta.

“Për ta thyer akullin na duhet kohë, dialog dhe durim. Deklaratat politike nuk dua t’i komentoj, qofshin nga pala maqedonase ose bullgare”, thotë Gjorgiev.

Ai shtoi se më e dhimbshme për të ka qenë ajo se sa pak njihemi si shoqëri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme