Google ADS

Një vit më pas, Blerim Lala nuk i mban dot lotët: Humbën 8 familjarë, jemi të shkatërruar

12:06 | 26 Nëntor 2020
Arbresh.info

Blerim Lala një nga djemtë e familjes Lala ka treguar tmerrin dhe dhimbjen që ato kanë pas humbjes së 8 pjesëtarëve në tërmetin tragjik të 26 nëntorit më 2019.

Blerimi në një prononcim për ABC tregon momentin që ka marrë lajmin dhe faktin që plagët e dhimbjes janë të mëdha për të dhe të mbijetuarit e tjerë të familjes.

Ai shprehet se pas kësaj ngjarje ai dhe të afërmit e tij janë të shkatërruar dhe e vetmja gjë që bëjnë është ti japin shtysë vetes dhe vëllait të tij Albertit, i cili humbi gjithë familjen në këtë tragjedi.

“Jam i trishtuar kur e kujtoj atë ditë humbëm shumë si familje, nuk e di si ta përshkruaj atë ditë dhe këtë ditë që ka kaluar një vit. Jeta për ne akoma nuk më besohet se çfarë ka ndodhur mundohemi ti japim force vetes për të çuar përpara dhe përpiqemi ti japim shtysë Albertit i cili humbi gjithë pjestarët e tij të familjes. Mua më ka njoftuar vëllain që ka humbur gjithë familjen nuk e di se si kam shkuar e ardhë këtu. Nuk e di si kam shkuar nga Firenca në Romë. Më tha se ka rënë termet dhe është rrëzuar shtëpia, dhe vetëm kur kemi ardhë këtu e kemi parë gjendjen. I mbijetuari është mirë fizikisht, por nga gjendja psikologjike është akoma rëndë ne mundohemi që mos ja kujtojmë fare ngjarjen.

Ne jemi të shkatërruar na kanë ikur 8 pjesëtar familje nipër mbesa, nëna, nusja e vëllait”, është shprehur ai.

Familja Lala është një ndër familjet më të prekura në tragjedia e tërmetit të nëntorit, ku kanë humbur 8 pjestar të familjes së tyre. Viktimat e familjes ishin i mori Sahadeten 79 vjeç, Ilirin 52 vjeç, Marjetën 31 vjeç, me 4 fëmijët Amelian 8 vjeç, Emiljon 7 vjeç dhe binjakët Dionisa e Enis 2 vjeç, dhe Griseldën 19 vjeç. I vetmi që u nxor i gjallë nga grupet e shpëtimit, nga banesa 4 katëshe në zonën e ish-Kënetës ishte 17-vjeçari Ramë Lala, i cili u dërgua në Itali për të marrë një ndihmë mjekësore më të specializuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme