Masat kufizuese të parapara për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në Gjermani do të jenë në fuqi së paku deri në fund të muajit dhjetor.
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se “duke marrë parasysh numrin e lartë të infeksioneve, ne supozojmë se kufizimet që janë në fuqi para Krishtlindjeve do të jenë të vlefshme deri në fillim të janarit, sigurisht për disa pjesë të Gjermanisë”.
“Duhet të themi, fatkeqësisht, se nuk premtojmë lehtësimin e masave për Krishtlindje dhe për Vitin e Ri”, ka shtuar kancelarja, transmeton arbresh.info
Ajo ka konfirmuar se gjermanët do të jenë të lirë të grupohen në grupe prej 10 persona për Krishtlindje, shkruan The Guardian./arbresh.info/
Vajzat e Kosovës U19 mposhten nga Gjermania
Hamza pritet në takim nga Begaj: Nëntori, muaji që shto dinj...
Një letër dashurie për Sarën dhe skena xhelozie nga Anisa, ç...
Maqedonci: Kosova vend potencial për prodhimin e fluturakeve...
Shqipëria U19 e vajzave fiton ndeshjen e parë në kualifikues...
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë