Nju Jork, 26 nëntor – Pas Instagram, Snapchat gjithashtu krijon një klon TikTok.
Quhet Spotlight dhe mbledh në një seksion të dedikuar videot e shkurtra – maksimumi 60 sekonda – të prodhuara nga përdoruesit, për t’u shfletuar vertikalisht ashtu si TikTok.
Dhe për t’ju tërhequr që të publikoni rregullisht, aplikacioni do të paguajë përdoruesit një milion dollarë në ditë deri në fund të vitit, i cili do të ndahet midis atyre që postojnë videot më të njohura.
“Ne krijuam Spotlight për të argëtuar komunitetin tonë duke respektuar vlerat e Snapchat “, shpjegon kompania në një shënim, në të cilin thekson se përmbajtja do të moderohet dhe – ndryshe nga TikTok – nuk do të lejohet bërja e komenteve publike.
Spotlight është në dispozicion menjëherë në 11 vende, SHBA, Kanada, Australi, Zelandë e Re, Britania e Madhe, Irlandë, Norvegji, Suedi, Danimarkë, Gjermani dhe Francë/ANSA.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...