Spanja me masa të reja kufizuese për festat e fundvitit

09:02 | 26 Nëntor 2020
Arbresh.info

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka thënë se po konsideron limitimin e numrit të personave që mund të mblidhen për të festuar Krishtlindjet.

“Këtë numër nuk e kemi zgjedhur kot. Është një numër që zyrtarët shëndetësor dhe shkencëtarët e kanë parë të arsyeshëm për të parandaluar një valë të tretë të koronavirusit”, ka thënë Sanchez.

Qeveria është duke vazhduar bisedimet për masa të tjera kufizuese, transmeton arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit duke regjistruar 10,222 raste pozitive brenda 24 orëve të fundit dhe 369 viktima të reja duke rritur edhe numrin e përgjithshëm në 44,037, The Guardian./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme