Administrata e Donald Trump po konsideron heqjen e kufizimeve të udhëtimit të vendosura për udhëtarët europianë marsin e kaluar, për frenimin e përhapjes së COVID-19.
Task Forca e Shtëpisë së Bardhë për COVID-19 është në favor të një plani për heqjen e ndalimit të hyrjes që u vendos për shumicën e qytetarëve joamerikanë, që mbërrinin në SHBA nga Brazili, Britania e Madhe, Irlanda dhe 26 vende të tjera europiane, përfshirë Italinë.
Ky lehtësimi nuk vlen për Kinën dhe Iranin, raporton ATSh.“Presidenti ende nuk ka dhënë një vendim përfundimtar”, njoftuan burime zyrtare.Shumë zyrtarë të administratës argumentojnë se kufizimet nuk kanë më kuptim, sepse shumica e vendeve në botë nuk u nënshtrohen ndalimeve të hyrjes.
Për më tepër, heqja e ndalimit do të siguronte një nxitje për linjat ajrore amerikane, që kanë parë një rënie të udhëtimeve ndërkombëtare me 70%.
Sidoqoftë, një pengesë e mundshme është fakti që vendet europiane nuk ka të ngjarë t’i lejojnë menjëherë amerikanët të udhëtojnë në kontinent.
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...