Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Shala ka reaguar më në fund pas shkarkimit të të birit nga pozita e Konsullit të Përgjithshëm në Pragë.
Flakron Shala sot është shkarkuar nga shtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani.
Ai në një postim ku ia ka uruar ditëlindjen konsullit të shkarkuar e ka quajtur fundërrinë Vjosa Osmanin. Shala ka thënë se fundrrinat në krye të shtetin po e njollosin lirinë, shkruan Reporteri.net.
“Flakron biri im kur ti linde para 25 vite unë jetoja refugjatin dhe Kosova lëngonte nga robëria serbe. Sonte kur ti Flakron dhe Kosova jeton lirinë, lirinë tënde dhe te Kosovës po e njollosin fundrrinat e ngjitura në kulmin e shtetit”, ka shkruar ai.
Ai ka edhe një porosi për të birin në ditëlindjen e tij.
“Flakron flakro kudo qe je me dashurinë për atedheun tonë Kosovën! Urime ditëlindja”, ka shkruar Shala.
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA