Sipas një studimi të fundit, temperatura e ulët e hundës mund të tregojë faktin se ne punojmë shumë.
Studimi, i kryer nga Universiteti i Nottingham, përfshiu 14 vullnetarë.
Shkencëtarët përdorën kamera të ndjeshme ndaj nxehtësisë për të regjistruar subjektet ndërsa kryenin aktivitete mendore. Në subjektet që ndiheshin të lodhur, temperatura e hundës u ul me 1 gradë, transmeton portal arbresh.info
Ekspertët besojnë se temperatura bie sepse truri punon shumë dhe e drejton gjakun në zona të tjera në trup për të ndihmuar neuronet e tij.
Kjo është arsyeja pse hunda vuan më shumë. Besohet se kamerat e ndjeshme ndaj nxehtësisë duhet të instalohen në kabina në mënyrë që të mund të kontrollohet se sa janë të stresuar./arbresh.info/
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka
”Nëse e nxen përpara, ta jap dorën!”, Edi e Driloni në betej...
Kica-Xhelili i reagon Kurtit: Doracakët i keni miratuar e sh...