Google ADS

Haxhiu flet për marrëveshjen me LDK-në: Kurti asnjëherë nuk merr vendim kokë në vete

23:58 | 25 Nëntor 2020
L G

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka folur rreth marrëveshjes së Albin Kurtit dhe Isa Mustafës, ndërsa thotë se lideri i VV-së asnjë çështje nuk e ka mbajtur të fshehur nga ta.

Këto deklarata u bënë, derisa ishin duke diskutuar për çështjen e presidentit.

“Nuk jemi pajtu që Isa Mustafën me votu për president. Asnjë çështje që e ka bisedu Kurti me Mustafën nuk e ka mbajtur fshehtë nga ne. Kurti asnjëherë vendim kokë në vete nuk merr”, tha Haxhiu në Kanal 10.

Të ngjashme