Google ADS

Meshkujt që punojnë natën, rrezikojnë të preken nga kjo sëmundje

23:18 | 25 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Meshkujt që punojnë në turnin e natës, sipas një studimi të kryer në Kanada, kanë tri herë më shumë gjasa të preken nga kanceri i prostatës, në krahasim me ata që punojnë në turnin e ditës.

Edhe pse studimet e mëparshme kanë sugjeruar se puna natën i dëmton më shumë femrat, studimet e shkencëtarëve nga universiteti Kuebek tregojnë se edhe meshkujt janë të rrezikuar po aq sa edhe femrat.

Organizmi i njeriut ka orën e tij biologjike që do të thotë se ai e ka të programuar kohën e gjumit për gjumë dhe kohën e punës për punë.

Meshkujt që punojnë në turnin e natës, sipas një studimi të kryer në Kanada, kanë tri herë më shumë gjasa të preken nga kanceri i prostatës, në krahasim me ata që punojnë në turnin e ditës.

Besohet se gjatë punës natën çrregullohet prodhimi i melatoninës, hormoni i cili ndihmon në rregullimin e gjumit.

Kanceri i prostatës nuk jep shenja klinike.

Në stadet më të avancuara, shfaqen shenja klinike, si urinim i shpeshtë, sidomos natën; urinim i dobët, jo me forcë; ndërprerje e menjëhershme e urinimit, si dhe rifillim i urinimit mbas disa sekondave; dhembje dhe djegie gjatë urinimit; urinim me gjak, shoqëruar shpesh me copëza të vogla gjaku të mpiksur; prezencë e gjakut në spermë etj. /Lajmi.net/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme