Google ADS

18 persona kanë vdekur nga COVID në komunën e Skenderajt që nga fillimi i pandemisë

20:46 | 25 Nëntor 2020
L G

Zëvendësdrejtoresha e QKMF në Skenderaj, Florentina Shala ka thënë se në këtë komunë nga fillimi i pandemisë janë infektuar me coronavirus 518 persona.

“Nga totali, 152 raste janë aktive derisa 18 raste të infektimit kanë përfunduar me vdekje”, tha ajo për RTV Dukagjinin,

Shala thotë se për fat të mirë asnjëri nga rastet aktive nuk janë të hospitalizuar.

Zëvendësdrejtoresha e QKMF thotë se sfidë për këtë institucion mbetet menagjimi i pikës kufitare në Jarinje.

“Ne po përballemi me mungesë të mjekëve. Menaxhimi i pikës kufitare të Jarinjës po na sjellë mjaft sfida”, deklaroi Shala

Të ngjashme