Raportet në Argjentinë thonë që Diego Armando Maradona ka vdekur si pasojë e një arresti kardiak sot pasditë në moshën 60 vjeçare.
Sipas gazetave të Argjentinës Clarin dhe Ole, fituesi i Botërorit ka vuajtur nga një arrest kardiorespirator dhe ka ndërruar jetë në mëngjes sipas kohës lokale, në qytetin e tij të lindjes, Tigre që është provincë e kryeqytetit të Argjentinës, Buenos Airos.
Maradona kohëve të fundit kishte pasur edhe një operacion për të larguar mpiksjet e gjakut në tru, ku më pas u raportua se ka probleme me shëndetin.
Disa fotografi kanë treguar ambulantën para shtëpisë së Maradonës sot në mëngjes.
Pas operimit në tru, kishte edhe staf mjekësorë të cilët kishin qëndruar në shtëpi të Maradonës duke e mbajtur atë në vëzhgim.
Një arrest kardiorespiratorë do të thotë që zemra e tij ka ndaluar dhe ai nuk merrte frymë dhe se nuk mund të ringjalles.
Lajmi u dha sot në orët e para të mesditës sipas kohës lokale në Argjentinë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...