Google ADS

Fjalët që Maradona tha në intervistën e tij të fundit, ai kishte një dëshirë të madhe

18:12 | 25 Nëntor 2020
Arditë Shkodra

Diego Armando Maradona ka ndërruar jetë pas një arresti kardiak, në shtëpinë e tij në Argjentinë.

Për shumë argjentinas dhe adhurues të futbollit në gjithë botën, ai mbetet më i miri në histori të këtij sporti.

Maradona u largua nga kjo botë shumë herët, duke na lënë në moshën 60 vjeçare.

Në intervistën e tij të fundit, Maradona ka folur për dy gjëra në jetën e tij, më të mirën dhe më të keqen.

Futbollin e kishte gjënë më të mirë, ndërsa drogat, ku kishte krijuar varësi, mbeten gjëja më e keqe.

“Unë jam në fund dhe jam shumë i lumtur. Futbolli më dha gjithçka që kam, më shumë nga se imagjinoja. Dhe nëse nuk do të krijoja varësi (drogat), mund të kisha luajtur edhe më tepër”, kishte deklaruar Maradona, përcjell lajmi.net.

“Tani unë kam një dëshirë, dhe ajo është që kjo pandemi të kalojë sa më shpejtë dhe Argjentina ima të shkojë përpara. Unë dua që të gjithë argjentinasit të jenë mirë, ne kemi një vend të bukur”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme