Haradinaj: Të publikohen emrat e të gjithë pjesëtarëve të Shërbimit Diplomatik të Kosovës dhe lidhjet e tyre familjare dhe partiake

18:13 | 25 Nëntor 2020
L G

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj,  ka kërkuar nga Ministria e Jashtme dhe e Diasporës që t’i publikojë të gjithë emrat e pjesëtarëve të Shërbimit Diplomatik të Kosovës.

Po ashtu Haradinaj, ka kërkuar që të publikohen edhe lidhjet e tyre familjare dhe partiake, raporton arbresh.info.

“I bëj thirrje Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që t’i bëjë publik emrat e të gjithë dhe lidhjet e tyre familjare dhe partiake”, ka shkruar Haradinaj./arbresh.info/

Të ngjashme