Sulmuesi i Villarreal, Samuel Chukwueze është në radarin e shumë skuadrave evropiane, të cilat kërkojnë shërbimet e nigerianit që në afatin kalimtar të janarit.
Manchester United, Liverpool dhe Chelsea janë midis klubeve të interesuar për të nënshkruar me anësorin e Villarreal Samuel Chukwueze.
21-vjeçari është tani pjesë i ekipit të parë të Villarreal, duke bërë 37 paraqitje në La Liga në sezonin e kaluar.
Forma e Chukwueze në ndeshjet e sezonit të kaluar ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane, ndërsa Real Madrid është udhëheqësi i garës për nënshkrimin e tij.
Madrilianët janë të gatshëm për një transferim të dyfishtë për dyshen e Villarreal, Chukwueze dhe Pau Torres dhe janë të gatshëm të ofrojnë 65 milion euro plus një lojtar.
Sidoqoftë, ata mund të përballen me një konkurrencë të ashpër për Chukwueze, ku gjashtë klube të Premierligës janë të interesuar për nigerianin.
Manchester United e sheh reprezentuesin nigerian si një alternativë të mundshme të Jadon Sancho, ndërsa Chelsea, Liverpool, Wolverhampton Wanderers, Everton dhe Leicester City gjithashtu janë të interesuara.
Manchester United konsiderohet si rivalët më të mëdhenj të Madridit për nënshkrimin e tij, edhe pse Villarreal pret që të lirohet klauzola e tij e plotë e lirimit prej 80 milion euro.
Chukwueze ka shënuar 13 gola dhe asistuar edhe 12 të tjerë në 90 paraqitje për nëndetësen e verdhë./Gazeta Express/
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut