Meghan Markle ka konfirmuar se ka kaluar një abort spontan gjatë muajit korrik, ndërsa ka theksuar se e ‘ndjente që po e humbiste fëmijën’.
Dukesha e Sussex shkroi në Neë York Times për mënyrën se si erdhi tragjedia në një ditë në dukje normale, ndërsa ajo po kujdesej për foshnjën Archie, transmeton portal arbresh.info
Prince Harry e ka diskutuar humbjen e tyre me anëtraët e tjerë të familjes mbretërore.
“Pasi ndërrova pelenën, ndjeva një ngërç të mprehtë. Unë rashë në dysheme me të në krahë, duke ulur një ninullë për të na mbajtur të dy të qetë, melodia e gëzuar ishte një kontrast i fortë me sensin tim se diçka nuk ishte në rregull”, shkroi ajo.
“Po shtrëngoja fëmijën tim të parë, duke e ditur se po e humbisja të dytin”, shkroi ajo.
“Disa orë më vonë, u shtriva në një shtrat spitali, duke mbajtur dorën e burrit tim. Ndjeva butësinë e pëllëmbës së tij dhe puthja nyjet e tij, të lagura nga të dy lotët tanë”, vazhdon shkrimi.
Kjo është hera e parë që Meghan Markle flet për shtatzëninë e dytë, pas lindjes së Archiet./arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...