“Ali Ahmeti, iniciator dhe mbështetës i fondit për mbrojtjen e Thaçit dhe tjerëve në Hagë”

13:32 | 25 Nëntor 2020
Arbresh.info

Është e vërtetë që zotëri Ali Ahmeti do të mbështesë fondin për të ndihmuar dhe mbrojtur Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin  në Hagë.

Kështu tha në një përgjigje para mediave, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, raporton portali arbresh.info

“Për takimet e Ahmetit nuk do isha në dijeni. Ahmeti është iniciator për të mbrojtur ata që janë në Hagë. Ai është iniciator dhe e mbështet këtë fond. Këta burra që tashmë janë në Hagë ishin të gatshëm ta sakrifikojnë jetën për lirinë e Kosovës dhe ne duhet të sakrifikojmë pak për ta”, u shpreh Grubi.

Kujtojmë se Grubi gjendet për vizitë zyrtare në Kosovë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme