Nënshkruhet deklarata kundër ngacmimit seksual në administratën publike të Kosovës

13:25 | 25 Nëntor 2020
Arbresh.info

Në kuadër të Fushatës për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas është nënshkruar një deklaratë kundër ngacmimit seksual në organet e administratës publike të Kosovës.

I pranishëm në nënshkrim ishte vetë kryeministri Avdullah Hoti, shkruan portali arbresh.info

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, hapi fushatën e 16 ditëve të aktivizmit global me moton “Financo, Përgjigju, Parandalo dhe Mbledh të dhëna”, ku theksoi se dhuna ndaj gruas duhet të çrrënjoset pa asnjë përjashtim, sepse përveç se është shkelje e të drejtave njerëzore, është problem shoqëror./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme