Artan Grubi e pranon se kishte punuar në zyrën e Del Pontes si përkthyes

13:11 | 25 Nëntor 2020
Arbresh.info

Është e vërtetë që zotëri Ali Ahmeti do të mbështesë fondin për të ndihmuar dhe mbrojtur Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin  në Hagë.

Kështu tha në  një përgjigje para mediave, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, raporton portali arbresh.info

“Për takimet e zotërit Ahmeti nuk do isha në dijeni. Ahmeti është iniciator për të mbrojtur ata që janë në Hagë. Ai është iniciator dhe e mbështet këtë fond. Këta burra që tashmë janë në Hagë ishin të gatshëm ta sakrifikojnë jetën për lirinë e Kosovës dhe ne duhet të sakrifikojmë pak për ta”, u shpreh Grubi.

Grubi dha detaje edhe për punën e tij si përkthyes në Tribunalin e Hagës.

Para mediave kosovare, ai tha se ka punuar si përkthyes në zyrën e prokurores Carla Del Ponte.

“Unë kam punuar në Tribunalin e Hagës kryesisht për lëndët e konfliktit në Maqedoni dhe Kosovë. Kam punuar si përkthyes në zyrën e prokurores Carla Del Ponte”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme